Çfarë shtosi! Çfarë talljeje! Përnjëherë sonte LVV paska vendosur t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit! Hahahahaha! Dmth sërish mendojnë se krejt populli është nivel i PISA-s dhe nuk e kuptojnë se konstituimi i Kuvendit pikërisht nesër është jo për të mos shkuar në zgjedhje, por pikërisht e kundërta – për të shkuar në zgjedhje. Më 27 dhjetor! A kaq naivë i pandehin qytetarët?! Të dielën, më 13 shtator, ta zëmë konstituohet Kuvendi dhe fillon të ecën 60-ditëshi për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk zgjedhet, arrijmë në datën 13 nëntor, shpërndahet Kuvendi. Zgjedhjet shpallen më së largu 45 ditë nga 13 nëntori. 45 ditë pas 13 nëntorit i bjen data 27 DHJETOR! Data kur VV-ja synon edhe një herë të na çojë në zgjedhje! Në të kundërtën, Vlorën dhe Kujtimin do të mund ta votonin që nga 6 korriku, kur janë certifikuar zgjedhjet. Pse vendosën mu sonte të bëhen të mirëkuptueshëm? Se mendojnë ndoshta që të gjithë në këtë vend hajnë bari!”, ka shkruar Kelmendi.