back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli – Slovan Bratislava, klubi kosovar do të dhurojë mijëra bileta falas

Feronikeli – Slovan Bratislava, klubi kosovar do të dhurojë mijëra bileta falas

Të ngjajshme

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit...

Forcohet zbatimi i Strategjisë për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua takimi...

Foleja dhe Kolegji AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi strategjik

Foleja ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB,...

Skuadra e Feronikelit sërish do të dhurojë bileta falas për hyrjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Feronikeli do të luajë ndaj ekipit sllovak, Slovan Bratislava të martën në mbrëmje (18:00) në Prishtinë, në kuadër të takimit kthyes të turit të dytë të fazës kualifikuese të Europa League, raporton GazetaBlic.

Ashtu sikurse në duelin e fundit në Prishtinë në Ligën e Kampionëve ndaj TNS, edhe në këtë sfidë kampioni kosovar do të dhurojë mijëra bileta falas.

Më shumë se 3 mijë bileta ishin dhuruar falas për atë sfidë (ndaj TNS), ku Feronikeli nuk arriti ta fitoi.

Megjithatë, Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka lënë të kuptohet se ‘Nikli’ do të dhurojë bileta falas edhe për sfidën e ardhshme të ekipit të tij në arenën ndërkombëtare.

“Do të ketë bileta gratis gjithsesi. Besojë që numri do të jetë afërsisht i njëjtë sikurse herën e kaluar”, ka zbuluar Ramaj për ‘GazetaBlic’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz