Lojtari i Barcelonës vjen në Skenderaj (FOTO)
01
Lexo edheHaxhiu jep një lajm të madh për sportin
Lojtari i Barcelonës që vjen nga Polaci i Skenderajt, Labinot Kabashi, këto ditë po qendron në Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Labinoti është shpresa e së ardhmes së Barcelonës, pasi posedon një talent dhe një teknikë të jashtëzakonshme në lojën e futbollit.
Me rastin e qendrimit në vendlindjen e tij, Labinot Kabashi, është përshendetur nga shumë sportdashës në shenjë respekti për të arriturat e tij në klubin më të madh të botës.
Lexo edheHaxhiu jep një lajm të madh për sportin
Afrim Jashari, trajner i KF Drenicës për të rinj është takuar me Labinot Kabashin ku ka bërë edhe foto me të./DRENICA PRESS/
