back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportFeronikeli jep bileta falas për invalidët e luftës për ndeshjen e Championsit...

Feronikeli jep bileta falas për invalidët e luftës për ndeshjen e Championsit në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Feronikeli ka vendosur që t’u japë bileta falas të gjithë invalidëve të luftës që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen kthyese kundër The New Saints në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli e pret skuadrën nga Uellsi, The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45, raporton Gazeta Express.

Përveç 3000 biletave falas që do të jenë në dispozicion, Klubi i Feronikelit ka marrë vendim që hyrje falas të ketë edhe për invalidët e luftës.

Të gjithë invalidët që shfaqen me kartela te pikat hyrëse para ndeshjes, do ta kenë hyrjen falas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë kjo ndeshje, lusim të gjithë që të paraqiten me kohë në stadium”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit.

Feronikeli e pret ka gjasa të mira të kalojë në rundin e dytë kualifikues, pas barazimit 2:2 në ndeshjen në Uells. Niklit i kryen punë fitorja me çfarëdo rezultati por edhe një barazim pa gola ose të paktën 1:1.

Biletat e tjera për ndeshjen, Feronikeli – The New Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00. Çmimet e biletave janë këto: Veri dhe Jug – 3 euro, Lindje -5 Euro, Perëndim – 10 Euro dhe VIP – 15 Euro

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”

Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant” /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz