back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeEkskluzive / Veteranët që përfituan kundërligjshëm pensione në Zonën e Llapit, sipas...

Ekskluzive / Veteranët që përfituan kundërligjshëm pensione në Zonën e Llapit, sipas prokurorisë (EMRAT)

Të ngjajshme

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, të Pashtrikut, të Nerodimës dhe të Dukagjinit të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sjellë emrat e Zonës Operative të Llapit.

Në Zonën Operative të Llapit, ka 1389 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Sipas prokurorisë  rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net është në vazhdimësi duke publikuar pjesë të aktakuzës voluminoze, mbi 900 faqe, që prokuroria ka bërë ndaj 12 anëtarëve të komisionit për veteranë.

Po ashtu lajmi.net do të vazhdojë publikimin e listave me emra të veteranëve në zonat tjera operative që prokuroria po cilëson se kundërligjshëm përfituan nga buxheti i shteti. /Flutura Toplana/ Lajmi.net/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz