Ekskluzive, ky është i vetmi i LDK-së që nuk e votoi propozimin e Kurtit
BILLI

Lexo edheKu u bazua qeveria Kurti kur vendosi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve?

Qeveria Kurti ka ndërmarrë një ser masash për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se i vetmi që nuk është pajtuar me propozimet e qeverisë lidhur me këtë çështje është zëvëndëskryeministri nga radhët e LDK-së, Avdaullah Hoti.
Të njëjtat burime thonë që Hoti nuk ka votuar pro këtij propozimi, kjo pasi që nuk është pajtuar me disa pika.

Lexo edheKu u bazua qeveria Kurti kur vendosi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve?
Nga ana tjetër edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi para pak minutash në një konferencë për media e ka quajtur antikushtetues vendimin e qeverisë.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka shkelur disa nene të Kushtetutes së Kosovës./Indeksonline/