Eileen Gu, atletja e katërt më e paguar në botë
dp

Lexo edheRrahmanit i ofrohet kontrata e re nga Napoli, ja sa milionë do t’i fitojë në sezon

22-vjeçarja e lindur në San Francisko, aktualisht studente në Stanford University, është detyruar të shkëputet për disa javë nga studimet për të marrë pjesë në Milano-Cortina 2026.
Sipas revistës “Forbes”, vetëm gjatë vitit të kaluar Gu ka siguruar të ardhura prej 23.1 milionë dollarësh. Kjo e rendit atë si atletja e katërt më e paguar në botë, pas emrave si Naomi Osaka dhe Caitlin Clark.
Një pjesë e madhe e të ardhurave vjen nga kontratat me marka prestigjioze ndërkombëtare si Louis Vuitton, Gucci, Tiffany & Co., Victoria’s Secret dhe Red Bull.

Lexo edheRrahmanit i ofrohet kontrata e re nga Napoli, ja sa milionë do t’i fitojë në sezon
Po ashtu, ajo përfiton shuma të konsiderueshme edhe nga Byroja e Sportit e Bashkisë së Pekinit, e cila vetëm vitin e kaluar ka paguar 6.6 milionë dollarë për Gu dhe një tjetër atlete.