20-vjeçarja Elvina ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për trajtimin e leukemisë akute
dp

Lexo edheSulme ndaj fshatrave palestineze pranë Nablusit, në video shihet dëmtimi i një veture

Sipas familjarëve, kostoja e përgjithshme e trajtimit është vlerësuar në rreth 200 mijë euro. Nga kjo shumë, 70 për qind pritet të mbulohet nga shteti, ndërsa për pjesën e mbetur prej 60 mijë eurosh familja ka nevojë për ndihmën e qytetarëve.
Familjarët kanë bërë apel për solidaritet, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për sigurimin e trajtimit të Elvinës.
“Çdo ndihmë financiare, sado e vogël, apo edhe shpërndarja e këtij lajmi, do të thotë shumë për Elvinën. Ju lutemi, ta ndihmojmë Elvinën ta kalojë këtë sfidë”, thuhet në apelin e familjes.

Lexo edheSulme ndaj fshatrave palestineze pranë Nablusit, në video shihet dëmtimi i një veture