back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaSportRrahmanit i ofrohet kontrata e re nga Napoli, ja sa milionë do...

Rrahmanit i ofrohet kontrata e re nga Napoli, ja sa milionë do t’i fitojë në sezon

Të ngjajshme

“Ik largohu”, Benita në gjendje të rënduar emocionale

Benita ka qarë me dënesë pas debatit me Klodin. Ishte...

Ulje e ndjeshme e temperaturave, ky është parashikimi i motit për nesër

Një ciklon i fuqishëm po afrohet në viset tona...

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Ekipet operative të inspektorëve nga Administrata Tatimore e Kosovës...

Londrimi: Benita e Elijona po shtyhen se cila me hy e para mes një çifti

Londrimi ishte i drejtpërdrejtë me Benitën dhe Elijonën, të...

Rusia: Territori në qendër të bisedimeve të nesërme me Ukrainën

Rusia synon të negociojë me Ukrainën për çështjet territoriale...

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është afër të vazhdojë kontratën e tij me Napolin.

Rrahmani po zhvillon një sezon me ulje-ngritje me Napolin, shkaku i lëndimeve, por klubi napoletan ka vendosur që t’ia vazhdojë kontratën.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, kapitenit të Kosovës i është ofruar një kontratë e re nga Napoli, me rritje page.

Raportimi vazhdon tutje duke bërë me dije se Napoli i ka ofruar mundësinë Rrahmanit që ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Sipas mediumit në fjalë, ai pritet të fitojë diku rreth 3.8 milionë euro në sezon.

Momentalisht, sipas “Capology”, Rrahmani fiton 3.2 milionë euro në sezon.

Amir Rrahmani u lëndua mbrëmë në ndeshjen ndaj Romës, pasi shkaktoi një penallti në Wesleyn. Ndeshja përfundoi 2-2, teksa Rrahmani u largua nga loja në minutën e 70-të.

Ky është lëndimi i tretë i Rrahmanit për këtë sezon, me të parin që e kishte pësuar në shtator, gjatë ndeshjes së Kosovës me Zvicrën.

Ai ishte rikthyer në tetor, por pastaj ishte lënduar përsëri në janar, kur mungoi për katër ndeshje.

Për momentin, pas lëndimit të mbrëmshëm, ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij, por jozyrtarisht thuhet se do të jetë një lëndim i gjatë.

Rrahmani po kalon në sezonin e tij të gjashtë me Napolin.

Më herët, ai luajti për një sezon te Verona, teksa dy i kaloi te Dinamo Zagreb./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz