Haradinaj godet Kurtin për rastin Isufaj: Dëshiron të jetë kryeministër, gjyqtar, kryeprokuror dhe president
dp

Lexo edheEmiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, tentoi të kryente sulm terrorist

Haradinaj ka thënë se Isufaj është vlerësuar për punën e tij në Prokurorinë Speciale, duke përmendur aktakuzat për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, si dhe angazhimin në rastet e krimeve të luftës.
Ai e ka akuzuar pushtetin e Albin Kurtit për presion ndaj institucioneve, duke e cilësuar këtë si “autokraci”.
Sipas Haradinajt, situata mund ta thellojë krizën institucionale në Kosovë, duke e lënë vendin pa president, pa kuorum të plotë në Gjykatën Kushtetuese dhe pa kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

Lexo edheEmiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, tentoi të kryente sulm terrorist
“Një vend ku Albini dëshiron ta luajë rolin e kryeministrit, gjyqtarit, kryeprokurorit dhe presidentit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kërkuar që kjo, siç e quan ai, “mendësi” të largohet nga pushteti./Lajmi.net/