Wednesday, July 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEdhe shtatoret e këtyre heronjve do të vendosen në sheshin e Drenasit

Edhe shtatoret e këtyre heronjve do të vendosen në sheshin e Drenasit

Të ngjajshme

Me propozimin e Kryetarit Lladrovci, Kuvendi Komunal i Drenasit miraton unanimisht vendimin për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pikë kjo e cila është miratuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve;

Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i mbledhje së rregullt i datës 27.02.2019 ka kaluar me ndryshime.

Pika e dytë e propozim vendimit për aprovimin e Programit Komunal Trevjeçar për Banim për periudhën 2019-2021 i plotësuar, ka kaluar me vota unanime.

Pika e tretë e propozim vendimit për plotësimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit, pas propozimit të kryetarit Lladrovci pasi që Presidenti Thaçi ka marr vendim për emërimin e Anëtarëve të KQZ-së, të mos ndryshohet ky Komision. Me vota unanime është votuar kundër ky propozim vendim dhe ka mbetur Vendimi i mëhershëm në fuqi, ashtu siç e ka kërkuar kryetari Lladrovci.

Pika e katërt e propozim vendimit për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport është votuar me vota unanime ne këtë përbërje;

Kajtaz Kastrati nga ekzekutivi, Kadire Tahiraj nga shoqëria civile, Qendrim Mulaj, Kimete Bardhi dhe Beqir Kiqina nga legjislativi.

Pika e pestë e propozim vendimit për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me vota unanime u miratuar me këtë përbërje;

Haki Bekolli nga ekzekutivi, Behxhet Binaku nga shoqëria civile, Malsore Cakiqi, Petrit Sinani dhe Sokol Bylykbashi nga legjislativi.

Pika e gjashtë e propozim vendimit për rritjen e të hyrave vetanake nga viti 2018 ka kaluar me 26 vota për dhe 1 abstenim.

Pika e shtatë e propozim vendimit për bartjen e të hyrave vetanake, ka kaluar me 26 vota për dhe 1 abstenim.

Pika e tetë e propozim vendimit për formimin e ndërmarrjes publike nga ish NP “Kosova Trans” në ndërmarrje Publike Lokale, Stacioni i Autobusëve-Gllogoc, Shoqëri Aksionare është votuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit.

Pika e nëntë e propozim vendimit nga kryetari Lladrovci për vendosjen e shtatorëve të heronjve, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci” është votuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit.

Pika e dhjetë e propozim vendimit për lejimin e rrënimit të objektit që ndodhet në parcelën 767-5, në zonën kadastrale në Drenas, ish objekti për sigurime sociale, ka kaluar me 18 vota, ndërsa kanë abstenuar 7 anëtar të Kuvendit.

Në pikën e njëmbëdhjetë, të ndryshme, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës janë diskutuar disa çështje me interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit