Drejtori i PK-së thotë se janë edhe disa policë të tjerë të përfshirë në rastin e Drenasit
BILLI·

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se në rastin e njohur si ‘Drenasi’ ka edhe të tjerë zyrtarë policorë që janë të dyshuar.
Ai ka kërkuar nga Inspektorati Policor informata nëse mund të marrë masa për rikonstruktimin e Policisë se Kosovës në drejtorinë në Drenas.
“E them se më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë”, është shprehur Qalaj.

Lexo edheAvokati Gazmend Halilaj lirohet nga paraburgimi, mbetet në arrest shtëpiak

Vlen të përmendet se në këtë rast ishte i përfshirë polici hetues, Vesel Veseli. Qalaj këto deklarata i dha në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës.















