back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE rrallë: Peshkaqeni Tigër bie në rrjetat e peshkatarëve afër “Ranës së...

E rrallë: Peshkaqeni Tigër bie në rrjetat e peshkatarëve afër “Ranës së Hedhun”

Të ngjajshme

Një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, rreth 1500 metra larg bregut, në zonën detare mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun.

Peshkaqeni, siç raporton Euronews.al, është kapur në thellësi të ujërave të Adriatikut nga peshkatarët lokalë.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit Tigër, një nga speciet më të mëdha dhe potencialisht të rrezikshme për njerëzit. Pas kapjes nga rrjetat, peshkaqeni është liruar dhe është rikthyer sërish në ujërat e thella.

Kjo nuk është hera e parë që peshkaqenë të përmasave të tilla janë vërejtur në ujërat shqiptare të Adriatikut, megjithëse raste të tilla mbeten të rralla dhe të izoluara.

VIDEO

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

- Advertisement -

Të Fundit