I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur, Laert Vasili. Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 4” ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…
Laerti ka një marrëdhënie shumë të ngushtë shoqërore me Ilnisa Agollin. I pyetur nga Ronaldo nëse e ka tërhequr ndonjëherë seksualisht, aktori u përgjigj:
“Çfarë thua?! Ilnisën e njoh prej 11 vitesh, e kam shoqe. Unë nuk i ngatërroj këto”.
Pjesë nga intervista:
Në një intervistë të Ilnisës, ajo u shpreh për ty: ‘Sikur mashkulli i fundit në rruzullin tokësor të ishte, nuk do të bëja kurrë marrëdhënie me të!’ A u ofendove?
Ka shumë të drejtë! Unë të ofendohem?! Përkundrazi! Edhe Ilnisa femra e fundit të kishte ngelur, unë nuk do të kisha asgjë seksuale me të. E kam shoqe. Ndonjëherë, shoku është i pari vëlla, thotë populli. Edhe shoqja mund të jetë e para motër. Kështu që, incesti nuk pranohet.
Edhe te vepra “Kush e solli Doruntinën” e Kadaresë, sipas versionit të Kadaresë, nëna e marton Doruntinën larg, sepse ka frikë nga incesti midis asaj dhe Kostandinit. Ka qenë një problem në shoqëritë e izoluara, që mund të shkohet tek incesti.
A është e bukur Ilnisa Agolli?
Shumë! Si nuk qenka e bukur Ilnisa?!
A ka eros?
Patjetër që ka!