back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaShowBizNuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë, “të pathënat” e miliarderit...

Nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë, “të pathënat” e miliarderit Giorgio Armani

Të ngjajshme

Zgjedhjet lokale në fokus: Memli Krasniqi viziton Mitrovicën, takohet me Tahirin e Hamzën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar...

OVL-ja mban nesër konferencë për media

Gjatë ditës së nesëme Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kurti ndryshon narrativën: Nga “Kosova shtet i dobët” te “rast unik i shtetndërtimit”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është krenuar me...

“LVV-ja po e zgjatë ngërçin qëllimisht”, Zemaj: Duan të mbajnë pozitat paligjshëm

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Stilisti i famshëm italian Giorgio Armani ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 91-vjeçare. Gjatë më shumë se pesë dekadave në krye të skenës së modës, Armani u shndërrua në një ikonë globale, duke ndërtuar një perandori që përfshin veshje, parfume, aksesorë, linja hoteliere dhe produkte të tjera luksi.

Giorgio Armani lindi në qytetin Piacenza më 11 korrik 1934. Fillimisht studioi mjekësi në Universitetin e Milanos, por e ndërpreu shkollimin pas tre vitesh për t’iu kushtuar pasionit për artin dhe estetikën. Pas shërbimit ushtarak, nisi punën në sektorin e shitjes me pakicë të “La Rinascente”, një nga dyqanet më të famshme të Milanos, ku fitoi përvojën e parë në botën e modës.

Në vitet ’60, Armani punoi si dizajner për Nino Cerruti, ku krijoi linja veshjesh për burrat. Përvoja e tij në këtë periudhë i dha siguri për të ndërtuar stilin e tij unik, një elegancë e thjeshtë, e kombinuar me linja të pastra dhe praktike.

Në vitin 1975, së bashku me partnerin e tij Sergio Galeotti, themeloi Giorgio Armani S.P.A.. Marka u bë shumë shpejt sinonim i luksit të përmbajtur dhe minimalizmit modern. Koleksionet e tij të para për burra dhe gra shënuan një revolucion në modë, duke i dhënë fund kostumeve të ngurta dhe duke i zëvendësuar ato me një silhuetë më të lirshme dhe elegante.

Vitet ’80 sollën shpërthimin e famës së Armanit. Kostumet e tij u bënë simbol i profesionistëve të rinj të Ëall Street-it dhe u përdorën gjerësisht në filmat hollyëoodianë, veçanërisht në filmin American Gigolo (1980) me Richard Gere, që i dha markës një hov ndërkombëtar.

Armani krijoi linja të ndryshme, përfshirë Emporio Armani, Armani Exchange, Armani Jeans dhe Armani Privé, duke shtrirë ndikimin e tij nga haute couture deri te moda e përditshme.

Armani konsiderohet si pionier i konceptit të “elegancës së thjeshtë” – luks pa ekzagjerim. Ai hoqi ndarjen e rreptë mes modës për punë dhe asaj për kohën e lirë, duke krijuar rroba që ofronin rehati, finesë dhe qëndrueshmëri në kohë.

Shumë yje të Hollyëood-it, si Richard Gere, Michelle Pfeiffer, Cate Blanchett dhe Leonardo DiCaprio, kanë veshur krijimet e tij në skenën ndërkombëtare. Armani ruajti gjithmonë një profil të rezervuar për jetën e tij private. Ai nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë bilogjikë.

Përveç suksesit në botën e modës, Armani ishte një sipërmarrës i suksesshëm dhe një filantrop i angazhuar. Gjatë pandemisë COVID-19, ai kontribuoi miliona euro për spitale dhe institucione shëndetësore në Itali. Ai krijoi gjithashtu Fondacionin Armani, për të garantuar vazhdimësinë dhe mbështetjen e projekteve humanitare e kulturore.

Sipas Bloomberg dhe Forbes, pasuria e tij llogaritet mes 7 dhe 12 miliardë dollarësh, duke e renditur ndër italianët më të pasur. Ai ruajti kontrollin e plotë mbi kompaninë e tij deri në fund, duke refuzuar çdo ofertë shitjeje apo bashkimi me gjigantët e industrisë së luksit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz