back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeDrejtësia në fokus – Isufaj dhe McGurk dakord për bashkëpunim të thelluar

Drejtësia në fokus – Isufaj dhe McGurk dakord për bashkëpunim të thelluar

Të ngjajshme

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të enjten në një takim pune shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.

“Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori McGurk riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz