Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Kinë
BILLI

Lexo edheYlli i Kosovës supergol dhe asist brenda dy minutave për ekipin e tij

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 47 kilogramë në turneun Masters në Goungzhou të Kinës, ku pjesëmarrës janë vetëm 16 garuesit më të mirët e secilës kategori.
Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Ami Kondo në finale.
Distria në këtë turne ka treguar formë të lartë duke mposhtur tri rivale me ippon, për të arritur finalen.

Lexo edheYlli i Kosovës supergol dhe asist brenda dy minutave për ekipin e tij
Paraqitje të shkëlqyera ka regjistruar edhe Nora Gjakova, që po ashtu është kualifikuar në finale.
Mastersi garë elitare ku marrin 16 më të mirët në çdo kategori.
