Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar gol dhe ka dhuruar asist vetëm shtatë minuta pasi u fut në ndeshje nga stol, duke i ndihmuar ekipit të vet Swansea City ta përmbysë Sheffield Wednesday, klubin e bashkëlojtarit të tij te Kosova, Athe Nuhiut.
Celina e nisi në stol ndeshjen e Swansea ndaj Sheffieldit në Championshp, nivelin e dytë të futbollit anglez, por dha ndikimin e tij të madh vetëm shtatë minuta pasi u fut në ndeshjen në minutën e 65-të raporton Gazeta Express.
Së pari, kosovari shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 72-të.
Vetëm një minutë më vonë, ai asistoi për Routledge, i cili e përmbysi skuadrën mysafire duke e sjellë në epërsi Swansean.
Falë paraqitjes brilante të Celinës, Swansea futoi 2-1 ndaj Sheffield të shtunë. /Gazeta Express/
Celina's equalizer. pic.twitter.com/RcM9d5WmB7
— マット ??????????? (@OldDominionJack) December 15, 2018