back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeDëshmitari: Veteranët nga Shqipëria, nga 176, u bënë 3000

Dëshmitari: Veteranët nga Shqipëria, nga 176, u bënë 3000

Të ngjajshme

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Është nevojitur një urdhër me detyrim që ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, të paraqitej vullnetarisht në gjykatë.

Pas vendimit të një dite më parë që ai të sillet nga Policia, të martën në seancën gjyqësore të rastit të veteranëve, ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, është paraqitur vullnetarisht për ta dhënë dëshminë e tij, raporton KTV.

Kryetarja e trupit gjykues Nushe Kukaj-Mekaj pasdite e ka tërhequr vendimin e saj që ndalonte publikimin e emrave të dëshmitarëve dhe pjesë të dëshmisë së tyre, sepse ka thënë se tani ka përfunduar marrja në pyetje e tyre dhe materialet mund të publikohen.

Gjatë dëshmisë së tij, Lushtaku ka thënë se kishte pasur mospajtime lidhur me atë se kush duhej të ishte pjesë e listave të veteranëve.

Ai ka shtuar se në rajonin e Drenicës, nuk ishin pajtuar që rojet të fitonin statusin e veteranit.

Në shumë raste, Lushtaku nuk ka mundur të japë përgjigje në pyetjet e Prokurorisë dhe gjykatës, duke thënë se nuk i kujtohet koha sa ishte pjesë e Komisionit Shtetëror për Verifikim.

Në orët e pasdites, dëshminë e tij e ka dhënë dëshmitari nga Shqipëria, Spiro Butko, i cili ka bërë të ditur se në vazhdimësi është duke u kërcënuar nga Sokol Poga në Shqipëri.

Sipas dëshmisë së tij, numri i atyre që kishin marrë pjesë në luftë nga Shqipëria ishte 176, derisa, sipas tij, ky numër u rrit në më shumë se 3 mijë.

Ai ka folur për kërcënimet dhe presionet që i janë bërë edhe nga i akuzuari në këtë rast, Smajl Elezaj.

Kjo ka bërë që Butko të përplaset me disa prej të akuzuarve gjatë seancës, derisa ka insistuar se ka shumë persona nga Shqipëria, të cilët kanë përfituar kundërligjshëm statusin e veteranit.

Pas përfundimit të dëshmisë, Butko deri në kufi është përcjellë nga hetues të krimeve të rënda, derisa kryetarja e trupit gjykues ka bërë të ditur se pas përfundimit të dëshmitarëve në seancat e janarit do të nisë procedimi i provave materiale.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.

Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz