BallinaLajmeEkskluzive: Tensione dhe përplasje ndërmjet Vjosa Osmanit e Agim Veliut, në mbledhjen...

Ekskluzive: Tensione dhe përplasje ndërmjet Vjosa Osmanit e Agim Veliut, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Qëllimi i njëjtë i bëri bashkë, por dallimet rreth marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ishin më të theksuara se kurrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së merr vesh se mbledhja e sotme e Kryesisë kishte përfunduar e tensionuar, si rezultat i mospajtimeve për koalicionin me LVV-në.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së nuk është shënuar asnjë lëvizje drejt avancimit dhe gatishmërisë për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV-në si partner në qeverinë e re. Mospajtimet kanë qenë evidente karshi koalicionit me LVV-në”, theksojnë burimet brenda LDK-së.

Po ashtu, në këtë takim Gazeta Blic merr vesh se ka pasur edhe përplasje verbale ndërmjet dy nënkryetarëve të LDK-së Agim Veliut dhe Vjosa Osmani.

“z. Veliu dhe z Osmani, kanë replikuar ashpër mes vete duke shprehur kundërshtitë e tyre rreth koalicionit të mundshëm”, citojnë burimet e njëjta.

Gazeta Blic nga burime brenda Vetëvendosjes merr vesh se posti i presidentit më nuk është problem ndërmjet këtyre dy partive, për faktin se për këtë post do të diskutohet pas formimit të Qeverisë, por tash problem është Ministria e Punëve të Brendshme.Ky zyrtar i lartë brenda partisë së Kurtit në kushte anonimiteti tha se Vetëvendosje nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje me LDK-në nëse asaj nuk i takon posti i MPB-së.

“Negociatat ndërmjet dy partive janë bllokuar tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ne si Vetëvendosje nuk do t’ia japim këtë ministri. Është kusht për bashkëqeverisje”, tha ky burim i Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz