Delawie jep këtë deklaratë rreth draft-statutit të Asociacionit
dp

Lexo edheI nxehti në Gjermani, shikojeni se si është çarë asfalti (Foto)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie ka theksuar se është i lumtur me deklaratën e Bashkimit Evropian (BE) se drafti i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe (ASM) do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.
Ai këto komente i bëri në profilin e tij në Twitter.
“Unë mendoj se kjo duhet të na ndihmojë të gjithëve të pushojmë dhe ta shijojmë një fundjavë të këndshme”, ka shkruar Delawie.

Lexo edheI nxehti në Gjermani, shikojeni se si është çarë asfalti (Foto)
Ndryshe, pritet që dorëzimi i draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet më 4 gusht (e shtunë), kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel.