back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDeklaratat e Shefqet Krasniqit, reagon Melihate Tërmkolli

Deklaratat e Shefqet Krasniqit, reagon Melihate Tërmkolli

Të ngjajshme

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...
- Advertisement -

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas deklaratës së imamit Shefqet Krasniqi, se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda.

 

Tërmkolli ka thënë se Krasniqi është veç pasqyra jonë si politikë në radhë të parë dhe si shoqëri përgjigjsisht.

Tutje, Tërmkolli ka pyetur se cili është dallimi mes Krasniqit dhe zyrtarëve më të lartë politikë të djeshëm e të sotëm në vend.

“Dallimi është veç në atë se Shefqeti edhe mund të besojë në ato që i thotë ndërsa politikanët dhe të tjerët i bëjnë, i përdorin për pushtet të tyre e për ndonjë “asht”, duke pranuar edhe tendencën për ç‘kombëtarizimin e shqiptarëve”, ka shkruar Tërmkolli./Express

Postimi i saj i plotë:

Shefqeti dhe pasqyra!

Shefqet Krasniqi është veç pasqyra jonë, si politikë në radhë të parë dhe si shoqëri përgjithësisht.

Cili është dallimi mes tij dhe zyrtarëve më të lartë politikë të djeshëm e të sotëm, shumë njerëzve tjerë të jetës publike, arsimore e shkencore, mediale, OJQ-ve, etj.?!

Dallimi është veç në atë se Shefqeti edhe mund të besojë në ato që i thotë ndërsa politikanët dhe të tjerët i bëjnë, i përdorin për pushtet të tyre e për ndonjë “asht”, duke pranuar edhe tendencën për ç‘kombëtarizimin e shqiptarëve.

Njëri politikan e quan vëlla Erdoganin, tjetri thotë jemi 95% myslimanë dhe kemi të drejtë në gjithçka, tjetri “e mbushë” partinë e shtetin me antisemitë, njëri profesor universiteti shkruan e thotë se Skënderbeu ishte kërkushi, tjetri e shtron “sexhaden” në universitet, një tjetër në ministri, njëri e rrah gruan, tjetri nuk i sheh fare me sy gratë, një tjetër i don shumë veç “në kuzhinë”, etj, etj. Pastaj njëra “vret e pret”, shkelë mbi gjithçka për një post, tjetra nuk e qelë gojën për asgjë ose flet veç kur dikush i “prekë” ata e ato të pushtetit, një tjetër merret veç me “botox”! Shumë media, çka promovojnë e çka imponojnë si vlerë, mos të flasim fare!.

Kështu po e “lypë” koha, këto e këta po i “ha” pazari! “Populli” kështu po don!

Gjithçka tjetër është “demode”, bile edhe cak i sulmeve të shumicës prej të lartëpërmendurve.

Rr’noftë mediokriteti, meskiniteti e harbutëria politike!

#MT

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz