back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaSport“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

Të ngjajshme

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

“Dardanet” do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të muajit marsit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Selektori Sermaxhaj, ka ftuar 23 lojtare për këto ndeshje që vlerësohen të rëndësishme, ndërsa grumbullimi i “dardaneve” nis këtë javë.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Gjibraltarit më datën 3 mars, ndërsa katër ditë më vonë, do të përballet në udhëtim me Kroacinë, saktësisht në Karllovac.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, këtë grup e përbën edhe Bullgaria.

Fituesi i grupit kalon në “play-off” për kualifikim në Botëror dhe njëkohësisht promovohet në Ligën B për ciklin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Përveç fituesit të grupit, në “play-off” për Botëror do të kualifikohen edhe dy skuadrat më të mira që renditen të dyta, nga gjashtë grupet e Ligës C.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz