Akuza të rënda ndaj Hakimit: Pres me qetësi gjyqin, e vërteta do të dalë në dritë!
dp

Lexo edheGriezmann në bisedime të avancuara me skuadrën nga MLS

Futbollisti maroken Achraf Hakimi ka reaguar publikisht lidhur me akuzën për përdhunim, duke deklaruar se e kundërshton plotësisht pretendimin dhe se beson që faktet do të vërtetojnë pafajësinë e tij.
“Në ditët e sotme, një akuzë për përdhunim mjafton për të justifikuar një gjyq, edhe pse unë e kundërshtoj dhe gjithçka provon se është e pavërtetë,” thuhet në deklaratën e tij.
Ai shtoi më tej se një situatë e tillë është e padrejtë si për të pafajshmit, ashtu edhe për viktimat e sinqerta.

Lexo edheGriezmann në bisedime të avancuara me skuadrën nga MLS
“Është po aq e padrejtë për të pafajshmit sa edhe për viktimat e sinqerta. Unë e pres këtë gjyq me qetësi, i cili do të lejojë që e vërteta të dalë publikisht,” përfundon deklarata.
Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa lojtari ka theksuar besimin e tij se procesi ligjor do të sqarojë plotësisht situatën./Indeksonline/