back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëDanimarka jep dritën e gjelbër për tunelin nënujor prej 7 miliardë eurosh...

Danimarka jep dritën e gjelbër për tunelin nënujor prej 7 miliardë eurosh me Gjermaninë

Të ngjajshme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Deputetët danezë kanë dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e tunelit nënujor Fehmarnbelt i cili do të shkurtojë kohëzgjatjen e udhëtimit drejt Gjermanisë në vetëm disa minuta.

Punimet në Danimarkë pritet të fillojnë më 1 janar 2021, ndërsa tuneli i njohur ndryshe si “Lidhësi Fehmarnbelt” pritet të inaugurohet në mesin e 2029, tha Ministria e Transporteve nëpërmjet një deklarate gjatë së premtes.

Ministri i Transporteve Benny Engelbrecht e ka cilësuar marrëveshjen e deputetëve si një “vendim i historik”, ndërsa e përshkroi tunelin si një “portë e re drejt Europës”.

Tuneli prej 18 kilometrash do të lidhë Gjermaninë veriore me ishullin danez Lolland, të cilët janë të ndarë nga Rripi i Fehmarnit, një ngushticë në pjesën perëndimore të Detit Baltik.

lidhja

Punimet qenë shtyrë për gjashtë muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Projekti i cili pritet të kushtojë 7 miliardë euro përfshin edhe një hekurudhë elektrike dhe një pistë me katër korsi për motoçikleta.

Së pari, do të ndërtohet një llogore prej betoni në shtratin e detit me një gjerësi prej 60 metrash dhe me një thellësi prej 16 metrash.

Ky tunel do të jetë tuneli më i gjatë i këtij lloji që është ndërtuar ndonjëherë në botë.

Gjermani pritet të fillojë punimet në mes të 2022.

Të Fundit

Sport

ShowBiz