back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareDalin detajet e operacionit që vunë në pranga vëllain e Alketa Vejsiut

Dalin detajet e operacionit që vunë në pranga vëllain e Alketa Vejsiut

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

I riu që lëvizte me 4 mina me telekomandë në makinë, i arrestuar nga policia e Lezhës, është vëllai i një prej emrave të njohur të ekranit.

Ai quhet Endrit Vejsiu dhe është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.

Policia e Lezhës organizoi dje operacionin e koduar “Telekomanda” dhe arrestoi 29-vjeçarin nga Tirana, Endrit Vejsiu.

I riu u ndalua teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.
Për faktin se çështja është ende në hetim dhe dyshohet për të tjerë të implikuar në trafikun e lëndës shpërthyese, Policia e Lezhës ka qenë mjaft hermetike dje në dhënien e detajeve. Por, sipas të dhënave nga burime policore, 29- vjeçari nuk rezulton person me precedentë penalë. Ai nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera dhe siç mësohet, është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.

OPERACIONI

Të dhënat e këtij operacioni janë bërë publike në një dalje për mediat nga drejtori i Policisë Vendore, Ferdinand Mara. Drejtori Mara njoftoi se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës kanë finalizuar operacionin e koduar “Telekomanda”.

“Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’, në një gomë rezervë në bagazh u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ dhe ‘Trafikim i lëndëve plasëse’”, theksoi në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Lezhës. Sipas tij, në vijim të planit të masave për rritjen e sigurisë e mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, janë ushtruar kontrolle blic në pika kontrolli të dislokuara në rrugë, në lokale, pika basti, banesa të pabanuara dhe në çdo vend ku dyshohej se mund të ushtrohej veprimtari kriminale apo të fshiheshin persona në kërkim.
Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz