Një festë beqarie përfundoi në tragjedi në Itali më 29 shtator 2018 në Villorba, në një grindje me thika që shkaktoi vdekjen e një djaloshi 21 vjeç dhe plagosjen e shtatë të tjerëve. Agresorët, që tentuan të largohen, një rumun dhe një shqiptar u arrestuan në mbrëmjë nga karabinieria pas disa orësh.
Vendi i tragjedisë është një parking pallati në Fontane Chiesa Veccia në Villorba, Treviso, ku atë mbrëmje, në orën 22:30 sapo kishte mbërritur një grup të rinjsh moldavë’ ata po vinin për të marrë pjesë në festën e beqarisë së njerit prej shokëve të tyre, Giovanni, 24 vjeç, dhe u ndalën për të biseduar, ndoshta me zë shumë të lartë, nën shtëpinë ku festohej.
Por nga dritarja e një apartamenti kanë ardhurat thirrje nga disa që protestuan kundër zhurmës së tepruar dhe që pastaj zbritën për t’u përballur me grupin e moldavëve. Por këtë e bënë të armatosur me thika të mprehta: sapo zbritënnë parking, hynë në mes të djemve duke goditur kë të gjenin përpara, një therje.
Igor Ojovanu, 21 vjeç, student dhe punëtor, mbeti i pajetë në trotuar. Ai mori një goditje të thellë dhe mbeti i vdekur në trotuar para se ambulancat të vinin dhe pavarësisht masazhit që tentuan t’i bënin disa nga miqtë e tij.
Shtatë djem u plagosën nga thika, përfshirë edhe dhëndrin e ri, në kushte të rënda. Katër ambulanca erdhën dhe filluan t’i dërgonin në spital të plagosurit. Për Igorin nuk kishte më asgjë për të bërë, fatkeqësisht.
Hetimet e drejtuara nga karabinieria e Treviso, kapiteni Stefano Mazzanti dhe kordinuar nga prokurorja Daniela Brinetti, kanë ndaluar disa orë më vonë dy të dyshuar: një rumun dhe një shqiptar. Ata kishin ikur me një makinë, por u kapën./SYRI.NET

