Çështja e Presidentit – Abdixhiku kërkon konsensus mes partive: Sa më herët që takohemi më mirë është
dp

Lexo edheEdi Rama i kërkoi të ndërhyjë, Osmani zbulon se kanë biseduar me Trump dhe kabinetin e tij për Hagën

Ai ka theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit u takon të gjithëve dhe se asnjë parti nuk duhet t’i shmanget këtij procesi.
“Jemi më datë 19 shkurt, jemi më pak se 2 javë kohë. Për të pasur ose zgjedhje të reja ose president të ri. Nëse për 2 javë Kosova nuk e zgjedh presidentin me automatizëm shkohet. Sa më herët që takohemi më mirë është. Dhe kur them takohemi është mirë të takohemi të gjitha partitë shqiptare parlamentare. Dhe të shohim të cilat janë interesat dhe mundësit për të bërë rrugën përpara. Në qoftë se ka abstenim prej partive politike, nëse një parti thotë se s’dua me u marrë me këtë punë fare mos të bëhet palë morale në këtë temë. Se po i ik përgjegjësisë.
Dhe përgjegjësia për presidentit na takon të gjithëve. Duhet të ulemi për të përcaktuar presidentin e ardhshëm”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.

Lexo edheEdi Rama i kërkoi të ndërhyjë, Osmani zbulon se kanë biseduar me Trump dhe kabinetin e tij për Hagën