back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaBotëBie zjarri në maternitet, digjen të gjalla 8 foshnje

Bie zjarri në maternitet, digjen të gjalla 8 foshnje

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Tetë foshnje kanë ndërruar jetë teksa një spital u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Algjeri. Zjarri shpërtheu në repartin e maternitetit në Algjerinë lindore, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.

Nassim Bernaoui, një zëdhënës i policisë, tha për mediat se arritën të shpëtonin 11 bebe, 107 gra dhe 28 anëtar të stafit. Zjarri ra rreth orës 3:50 të mëngjesit, me orën lokale. Zëdhënësi shtoi me keqardhje se nuk kishin mundur dot të shpëtonin 8 foshnjet, disa prej të cilave ndërruan jetë prej djegieve e disa prej helmimit nga tymi.

Qyteti Oued Souf, ku ra zjarri, ndodhet në jugperëndim të Algjerisë, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit të vendit. Dhjetëra makina zjarrfikëse u mblodhën në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

Kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim të thellë ndërsa ministri i Shëndetësisë, Mohamed Miraoui shkoi menjëherë në vendngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz