“Babai im është hero”- mesazhi prekës i djalit të Nexhat Demakut për babain që ndodhet në burg
03

Lexo edheParku i Drenasit do të bëhet me këndin e lodrave për fëmijë

Djali i ish-kryetari të Drenasit, Nexhat Demaku ka bërë një dedikim prekës për babain e tij i cili gjendet në burg.
Eneo i cili prej disa kohësh është i ndarë me babain e tij, ndonëse është vetëm 6 vjeçar nuk po mund të pajtohet me këtë fakt.
Madje, ai ka bërë edhe një dedikim prekës për të atin duke e quajtur atë hero.
“Babi im është hero. Me dashuri Eneo”, është ky mesazhi i futur në kornizë që do t’i shkojë në burg Nexhat Demakut.


Lexo edheParku i Drenasit do të bëhet me këndin e lodrave për fëmijë
Kujtojmë se Nexhat Demaku është dënuar për krime lufte në rastin “Drenica”.
Në rastin “Drenica 2” të dënuar tjerë për krime lufte janë: Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir e Jahir Demaku me nga 6 vjet burgim, Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj me nga 3 vjet burgim. /Reporteri.net
