back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaRegjionaleDrenasParku i Drenasit do të bëhet me këndin e lodrave për fëmijë

Parku i Drenasit do të bëhet me këndin e lodrave për fëmijë

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për rregullimin e këndit të lodrave për fëmijë në Parkun e qytetit, transmeton Drenica Press

Bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot  ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Organizatës Joqeveritare “Peer Educators Netëork-PEN”, Bujar Fejzullahu ku edhe ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për rregullimin e këndit të lodrave për fëmijë në Parkun e qytetit.

Në këtë takim ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu dhe kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas, Donika Zogu.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi, është që të sigurohet një kënd i lodrave për fëmijët e qytetit të Drenasit i cili deri më tani nuk ka qenë në funksion. Realizimi i këtij projekti do të bëhet nga Komuna e Drenasit në bashkëfinancim me OJQ “PEN” dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Drenas (KVRL).

Në kuadër të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, do të bëhet pastrimi i terrenit, vendosja e zhavorit, rifunksionalizimi i pajisjeve ekzistuese të lodrave, rregullimi i pushimoreve (ulëseve), rregullimi i infrastrukturës për hedhjen e mbeturinave, shtimi i hapësirave të gjelbra, mbjellja e fidanëve dhe bimë të tjera drunore dekorative. /Drenica Press/

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz