back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeArrestohet kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, dha leje ndërtimi...

Arrestohet kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, dha leje ndërtimi jashtëligjshëm

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës të përfshirë në dhënien e një leje të dyshimtë për një objekt banesor dhe një pronar të një kompanie ndërtimore që u pajis me këtë leje në mënyrë të dyshimtë.

Lajmi.net ka mësuar se bëhet fjalë për drejtorin për Planifikim Urban, Abdullah Prebreza i cili njëkohësisht është edhe kryetar i degës së LDK-së në Fushë Kosovë.

“Të dyshuarit (A.P.) dhe (A.S.)  në cilësinë e personave zyrtar duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare kanë lëshuar lejen ndërtimore për investitorin (1), për ndërtimin e objektit shumë banesorë me afarizëm në Rr. ”Nënë Tereza”– Fushë Kosovë si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër (2), duke mos i përfillur procedurat e parapara sipas Ligjit të ndërtimit  dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative”, thuhet në sqarimin e Policisë.

Drejtori dhe arkitektja me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 422,  ndërsa i dyshuari me iniciale (M.V.) dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit personat e  dyshuar me aktvendim të prokurorit kompetent dërgohen në ndalim për 48 orë për procedura të mëtejme. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz