back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëVritet në Afrikën e Jugut serbi i lidhur me vrasjen e Arkanit

Vritet në Afrikën e Jugut serbi i lidhur me vrasjen e Arkanit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një serb është vrarë në atë që po konsiderohet si një ekzekutim në qytetin Johanesburg të Afrikës së Jugut, shkruan Buissines Insider South Africa.

Kjo është vrasja e gjashtë me radhë e një serbi në këtë qytet të madh në Afrikën e Jugut.

Ivan Djordjevic, 59 vjeçar u qëllua disa herë teksa po ngiste veturën e tij Mercedes Benz. Ai u qëllua nga dy persona të maskuar të cilët nga kamerat shihet se e kishin ndjekur me makinën e tyre BMW.

Në pamjet e kamerave shihet incidenti i plotë, teksa dy personat e maskuar qëlluan drejt Djordjevicit, i cili pas të shtënave del nga makina dhe mundohet të ikë por pastaj qëllohet për vdekje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të 26 plumbave. Vrasësit u larguan me makinën e tyre, dhe pastaj e kishin djegur atë në një fushë të hapur kilometra larg.

Serbi, i cili tash kishte gati një dekadë që jetonte në Afrikë të Jugut, i mbijetoi një atentati dy vite më parë.

Në mënyrë të njëjtë ishte vrarë edhe një ish-anëtar i gardës serbe në korrik të vitit të kaluar.

Djordevic ishte i njohur për lidhjet e tij me kriminelë të profilit të lartë në Serbi. Ai është mik i njohur me Dobrosov Gavric i cili kërkohet në Serbi për vrasjen e kriminelit të luftës Zeljko Raznatovic, i njohur më mirë si Arkani në vitin 2000. Gavric u vra në prillin e vitit të kaluar.

Dy serbë të tjerë që besohet që kishin lidhje me vrasjen e Arkanit, u qëlluan për vdekje gjatë muajve të fundit në Afrikën e Jugut. Të gjithë këta emra ishin të kërkuar nga autoritetet e sigurisë serbe.

Krimineli serb i luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zeljko Raznatovic Arkan, u vra në fillim të viteve 2000 në Beograd./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz