BallinaSportArbër Zeneli shpallet futbollisti i vitit në Kosovë

Arbër Zeneli shpallet futbollisti i vitit në Kosovë

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2018 në vendin tonë.

Ky çmim është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Zeneli u vlerësua si lojtari më i mirë pas heroizmave të tij në Ligën e Kombeve, ku shënoi hetrik për përfaqësuesen në ndeshjen vendimtare ndaj Azerbaixhanit.

Arbër Zeneli

Arbër Zeneli po ashtu ka qenë konsistent në paraqitjet e tij me klubin holandez, Heerenven, duke qenë top asistues në sezonin e ri në kampionatin holandez, Eredivise.

Xhevdet Shabani është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës.

Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në televizionet, radiot, gazetat dhe portalet e Kosovës.

Trajneri i vitit në Kosovë, Bekim Isufi

Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë pas suksesit të tij të paprecedent duke u shpallur kampion me Dritën.

Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha të tre bashkë kanë ndarë çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi që të tre shënuan nga 13 gola edicionin e kaluar. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz