back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAksidenti në tunelin e Kalimashit: Dy të lënduar nisen drejt Tiranës, këta...

Aksidenti në tunelin e Kalimashit: Dy të lënduar nisen drejt Tiranës, këta janë emrat

Të ngjajshme

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Në aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të premte në tunelin e Kalimashit ka ndërruar jetë Ediona Sala, banuese në Shkopet. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.

Sipas informacioneve paraprake, në brendësi të tunelit u përplasën automjetet e drejtuara nga Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe Mihrije Zeneli banuese në Kosovë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, veç dy shoferëve edhe Sandër Beka e Mariglen Gjoka, të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. Dy ndodhen në spitalin e Kukësit dhe dy të tjerët janë nisur drejt Tiranës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/GazetaSinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz