Aksident fatal të ‘1 Tetori’ në Prishtinë, vdes një motoçiklist
dp

Lexo edheE rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një veturë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete”, tha Pllana.

Lexo edheE rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë
Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /IndeksOnline/