E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë
dp

Lexo edheU aksidentua para një jave në Skenderaj, vdes një fëmijë në spital

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Lajmi.net se ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, mashkull, ka humbur jetën. Ekipet emergjente në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete,” ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Lexo edheU aksidentua para një jave në Skenderaj, vdes një fëmijë në spital
Njësia e trafikut nga Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/