Agim Bahtiri bën hajgare me LDK-në pas përleshjes: Mos e prishni partinë që e themelova unë

Për përleshjen në LDK-në e Mitrovicës nuk po reagojnë veç zyrtarët e partisë së Isa Mustafës.
Çuditërisht një reagim ka ardhur edhe nga kreu i kësaj komune Agim Bahtiri i cili sikur bën hajgare me LDK-në duke i thënë se nuk i vije mire të shoh skena të tilla pasi ai është themelues i kësaj partie në këtë qytet.
“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë. Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune. Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shkruar Bahtiri.
Lexo edhePërleshja në LDK-në e Mitrovicës, kandidati Faton Peci tregon pse ndodhi
Lidhur me këtë incident është deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se së shpejti do të dalin me një deklaratë publike në lidhje me përleshjen fizike të ndodhur sot të kësaj dege në Mitrovicë.














