back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAbrashi: Me fondet amerikane, këtë vit pritet të fillojë autostrada drejt Merdares

Abrashi: Me fondet amerikane, këtë vit pritet të fillojë autostrada drejt Merdares

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se me investimet amerikane të premtuara në Marrëveshjen e Uashingtonit do të ndërtohet edhe autostrada e Merdares.

Ai ka thënë se në bazë të seriozitetit që kanë treguar investitorët amerikanë që kanë dërguar letra këtë javë, autostrada do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

“Mendoj se këtë vit është e mundshme të fillojë ndërtimi i autostradës për Merdare. Po flasim për një autostradë që ka koston deri në 250 milionë euro. Autostrada ka 27 kilometra”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Ministri i Infrastrukturës thotë se është kërkuar që kushdo që e merr punën, punimet të përfundojnë jo më larg se 15 muaj.

Duke folur për mini-Schengenin, Abrashi thotë se është e vërtet që LDK në të kaluarën e ka refuzuar këtë iniciativë por sipas tij tash garantues është Amerika.

“Ne tash jemi palë e barabartë e kësaj iniciative. Ne tash paraqesim edhe kushtet tona si shtet i barabartë”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz