HomeLajmePrizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të...

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Të ngjajshme

Brikena dhe Mateo ‘bashkë’ pas ndarjes

Vetëm pak ditë pasi bënë publike ndarjen e tyre,...

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i vdekjes së...

Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Protestat qytetare kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë...

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme të organeve të rendit, më 7 qershor, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, “me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve”.

“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz