Juventusi po kërkon një portier të ri.
Pas formës së dobët të Di Gregorios, “Zonja e Vjetër” po synon një gardian të ri të portës që mund të jetë ndikues në formën e tyre.
Ata fillimisht kërkuan portierin brazilian, Alisson Becker por që Liverpooli refuzoi çdo ofertë për të pasi që e shohin si pjesë të rëndësishme të formacionit.

Tashmë Juve ka hedhur sytë te një tjetër portier yll i Premierligës, siç është Emiliano Martinez i Aston Villës.
Bisedimet kanë filluar të pyesin për çmimin dhe detajet e kontratës, pagën e lartë, me Juventusin që është e etur të eksplorojë një transferim.
“Dibu”, tani ka fokusin me Argjentinën ku do të synojnë të mbrojnë titullin e kampionit të Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanadë./IndeksOnline/