Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
dp

Lexo edhe“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit

Protestat qytetare kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë hyrë në ditën e nëntë radhazi, me tubime dhe marshime të vazhdueshme në kryeqytet.
Qytetarët u mblodhën sërish pasditen e së hënës në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, prej nga nisën një marshim në drejtim të Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.
Në protestë u bashkuan edhe studentë, të cilët marshuan me parrullën: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, duke shprehur pakënaqësi ndaj politikave qeveritare.

Lexo edhe“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit
Gjatë gjithë marshimit, pjesëmarrësit kanë thirrur në kor slogane kundër qeverisë, përfshirë “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të aktiviteteve nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.