Palatova uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Thirrje për kompromis dhe institucione stabile në Kosovë
dp

Lexo edheDita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Në një postim në rrjetin social “X”, Palatova ka përgëzuar gjithashtu edhe partitë e tjera për rezultatet e arritura në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e procesit demokratik, shkruan lajmi.net.
Ajo ka deklaruar se tashmë është koha për kompromis politik dhe për formimin e institucioneve stabile në vend, që do të garantojnë funksionim të rregullt institucional.
Po ashtu, ajo u ka bërë thirrje partive politike që të vendosin në plan të parë interesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me qëllim që përfitimet të reflektohen drejtpërdrejt te qytetarët e vendit.

Lexo edheDita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Sipas saj, bashkëpunimi dhe stabiliteti institucional janë kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës. /Lajmi.net/
