Mitrovicë e Jugut: Shoferi kapet me shpejtësi më shumë se dyfishin e lejuar
dp

Lexo edhePrizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Sipas policisë, gjatë matjes me radar është konstatuar se shoferi po lëvizte me shpejtësi 137 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për tre muaj në të gjithë territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. /Lajmi.net/

Lexo edhePrizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit