HomeLajmeKjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani...

Kjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani në VV, PDK, LDK dhe Aleancë

Të ngjajshme

“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se shteti tij...

Kryeziu tregon procedurat: Fillimisht kuvendi, qeveria, pastaj presidenti

Profesori i Kushtetutës, Kadri Kryeziu në emisionin DTP me...

Pasi dështoi me Alissonin, Juventusi hedh sytë te një tjetër yll i Premierligës

Juventusi po kërkon një portier të ri. Pas formës së...

Mitrovicë e Jugut: Shoferi kapet me shpejtësi më shumë se dyfishin e lejuar

Njësia e Trafikut Rrugor në Mitrovicën e Jugut ka...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar mbi 4% e votave.

Sipas të dhënave të deritanishme, listën e kandidatëve më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeson Albin Kurti me 6,636 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca me 4,998 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 2,677 vota, e ndjekur nga Hekuran Murati 2,598 vota dhe top 5-shën e përmbyllë Donika Gërvalla me 2,200 vota, raporton IndeksOnline.

Listës së Partisë Demokratike të Kosovës i prinë Bedri Hamza me 3,114 vota, ndjekur nga Përparim Gruda, me 1,835 vota.

Në vend të tretë renditet Arian Tahiri me 1,651 vota, i pasuar nga Uran Ismaili 1,570 vota, top 5-shën e përmbyllë Kosovare Murseli me 1,060 vota.

Vjosa Osmani është duke i prirë listës së LDK-së me më së shumë vota për deputete. Ajo deri me tani ka marrë 1,884 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 1,745 vota, përcjell nga Doarsa Kica Xhelili me 1,343 vota.

Në vend të katër është Hykmete Bajrami, e cila deri me tani ka marrë 989 Vota, kurse top 5-shën e përmbyllë Avdullah Hoti me 838 vota.

Kurse listës së kandidatëve me të votuar nga Aleanca, i prinë Ardian Gjini me 697 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 623 vota. Në vend të tretë është Daut Haradinaj me 485 vota, në vend të katër është Besnik Tahiri me 457 vota, ndërsa top 5-shën e përmbyllë Bekë Berisha me 398 vota. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz