HomeBotëNetanyahu: Kemi ndalur sulmet ndaj Iranit – nëse na sulmon përsëri, do...

Netanyahu: Kemi ndalur sulmet ndaj Iranit – nëse na sulmon përsëri, do të përgjigjemi me forcë

Të ngjajshme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ka ndalur sulmet ndaj Iranit, pa e pranuar shprehimisht ekzistencën e një armëpushimi, në deklaratën e tij të parë pasi të dyja palët shkëmbyen sulme, raporton CNN.

“Në këtë moment, sulmi është ndalur, sepse pasi goditëm regjimin terrorist në Teheran, ai ndaloi së sulmuari ne. Nëse regjimi terrorist në Iran bën gabimin të na sulmojë përsëri, ne do të përgjigjemi me forcë”, tha Netanyahu në një deklaratë të hënën.

Netanyahu tha se Teherani u përpoq të krijonte një “ekuacion të ri” duke lidhur konfliktin në Lebanon me një përgjigje iraniane.

“Ata menduan se mund të qëllonin Izraelin nga territori libanez dhe iranian, dhe se ne nuk do të përgjigjeshim” tha Netanyahu.

“Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë. Jo gjatë mandatit tim.”

“Unë qëndroj fuqimisht pas të drejtës sonë për të vepruar kundër armiqve tanë” shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz