Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar mbi 4% e votave në nivel vendi.
Sipas të dhënave të publikuara, në listën e kandidatëve më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje prin kryeministri Albin Kurti me 6,636 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 4,998 vota dhe Albulena Haxhiu me 2,677 vota. Në pesëshen e parë të listës së Vetëvendosjes renditen gjithashtu Hekuran Murati me 2,598 vota dhe Donika Gërvalla me 2,200 vota, shkruan lajmi.net.

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës prin Bedri Hamza me 3,114 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 1,835 vota, Arian Tahiri me 1,651 vota, Uran Ismaili me 1,570 vota dhe Kosovare Murseli me 1,060 vota.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës më së shumti vota deri tani ka marrë Vjosa Osmani me 1,884 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 1,745 vota, Doarsa Kica Xhelili me 1,343 vota, Hykmete Bajrami me 989 vota dhe Avdullah Hoti me 838 vota.

Ndërkohë, në listën e Aleancës prin Ardian Gjini me 697 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 623 vota. Më pas renditen Daut Haradinaj me 485 vota, Besnik Tahiri me 457 vota dhe Bekë Berisha me 398 vota.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa rezultatet pritet të përditësohen me të dhëna të reja gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/