BallinaSportMbappes nuk i bën përshtypje rrahja mes Tchouamenit dhe Valverdes, largohet duke...

Mbappes nuk i bën përshtypje rrahja mes Tchouamenit dhe Valverdes, largohet duke qeshur

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Dhoma e zhveshjes së Real Madrid është bërë një vend shumë i tensionuar kohët e fundit, pasi është zbuluar se brenda dy ditësh kanë ndodhur dy përleshje mes lojtarëve të ekipit.

Megjithatë, sulmuesi yll Kylian Mbappe duket se nuk është shqetësuar shumë nga incidentet e ndodhura gjatë ditës.

Pasi Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni “ishin pranë përleshjes fizike” gjatë stërvitjes të mërkurën, një konflikt i dytë shpërtheu të enjten. Ky incident ishte shumë më serioz dhe përfundoi me Valverden që u dërgua në spital për të qepur një prerje të marrë gjatë përleshjes.

Pas këtyre ngjarjeve, u mbajt një takim i skuadrës me drejtorin e përgjithshëm Jose Angel Sanchez, në përpjekje për të ulur tensionet në dhomën e zhveshjes.

Pas përfundimit të stërvitjes, të gjithë lojtarët e Real Madridit u mbajtën në qendrën stërvitore në Valdebebas, ndërsa Valverde u rikthye për të marrë pjesë në takim.

Situata nuk është ndihmuar aspak nga disa pamje që kanë dalë nga Valdebebas. Pas mbledhjes së ekipit, Mbappe u filmua nga El Chiringuito duke u larguar nga qendra stërvitore me makinë, teksa shihej duke qeshur me të madhe.

Edhe pse kjo mund të mos ketë lidhje direkte me incidentin, është hera e dytë brenda pak ditësh që mënyra se si po menaxhohet imazhi i Mbappes vihet në pikëpyetje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz