BallinaSportSi filloi e gjithë përleshja mes Valverdes dhe Tchouamenit? Mediat spanjolle sjellin...

Si filloi e gjithë përleshja mes Valverdes dhe Tchouamenit? Mediat spanjolle sjellin detajet

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Situata brenda Real Madrid po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit, me një tjetër incident serioz mes Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.

Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga Diario As, Valverde ka vazhduar ta akuzojë Tchouamenin se ka “rrjedhur në media” detaje rreth përleshjes së tyre të djeshme.

Mesfushori francez, sipas burimeve, i ka kërkuar vazhdimisht në mënyrë të qetë që të ndalojë akuzat, por Valverde ka vazhduar pa u ndalur, duke e përshkallëzuar situatën, përcjell Gazeta Express.

Raportohet se disa lojtarë të skuadrës kanë tentuar të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën dhe për të ndalur konfliktin verbal, por pa sukses. Në gjithë këtë tension, trajneri Alvaro Arbeloa nuk ka ndërhyrë në momentin kritik të ngjarjes.

Në fund, situata ka eskaluar në përleshje fizike mes dy lojtarëve, e cila përfundoi me Valverden të rrëzuar gjatë incidentit, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndë për dhomën e zhveshjes së Real Madridit.

Ky incident vjen në një moment jashtëzakonisht delikat për klubin, i cili tashmë po përballet me tensione të shumta të brendshme para ndeshjeve vendimtare të sezonit.

/Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz