BallinaBotëPesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Të ngjajshme

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident tragjik gjatë një zhytjeje me bombola në Maldive, një prej destinacioneve turistike më të njohura në botë për sportet ujore dhe eksplorimin detar, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Itali.

Sipas autoriteteve italiane, viktimat dyshohet se humbën jetën teksa po përpiqeshin të eksploronin shpella nënujore në një thellësi prej rreth 50 metrash në zonën e Vaavu Atoll, shkruan BBC.

Katër prej viktimave ishin pjesë e një ekipi kërkimor nga Universiteti i Genovas, mes tyre profesoresha e njohur e ekologjisë detare Monica Montefalcone, vajza e saj Giorgia Sommacal dhe dy studiues të tjerë.

Viktima e pestë ishte instruktori i zhytjes dhe menaxheri i operacioneve të anijes, Gianluca Benedetti.

i.Autoritetet ushtarake të Maldive kanë bërë të ditur se një trup është gjetur në një shpellë rreth 60 metra nën ujë, ndërsa katër viktimat e tjera besohet se ndodhen po në atë zonë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është cilësuar si shumë i rrezikshëm për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Ministria italiane e Jashtme njoftoi se 20 shtetas të tjerë italianë që ndodheshin në jahtin “Duke of York”, nga ku nisën zhytësit, janë të sigurt dhe po marrin ndihmë nga ambasada italiane në Sri Lanka.

Universiteti i Gjenovës shprehu ngushëllime për viktimat, ndërsa ambasadori italian në Sri Lanka, Damiano Francovigh, tha se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë sapo të përmirësohen kushtet e motit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë konfirmuar, por ekspertë të zhytjes kanë ngritur dyshime për “toksicitet të oksigjenit”, një fenomen që mund të ndodhë gjatë zhytjeve në thellësi të mëdha nëse përzierja e oksigjenit nuk është e përshtatshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz